Hamami në Pejë, një nga monumentet më të rëndësishme dhe më të vjetra të qytetit, është ndërtuar në fillim të sundimit osman. E vendosur afër xhamisë Hamam, shpesh quhet xhamia Hamam. Ajo u ngrit në lagjen Sinan Vojvoda kur Peja kishte vetëm 18 lagje. Kjo ndërtesë monumentale publike u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të kur Peja ishte pjesë e sanxhakut të Ipekut (1462-1485). Besohet se për një kohë të gjatë nuk kishte xhami afër hamamit deri sa u ndërtua xhamia Hamam në vitin 1587.
BANJA TURKE PARA KONSERVIMIT
Modeli 3D i vendit kulturor është krijuar në fazën e parë të projektit, para punimeve të konservimit. Qëllimi ishte të dokumentohej gjendja fillestare e vendit dhe të krijohej dokumentacioni projektues i detajuar dhe metrialisht i saktë, bazuar në të cilin do të kryhet projekti i konservimit.